Arsenali ndjek Samir Ujkanin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Samir Ujkani, po monitorohet nga skuadra e Arsenalit, shkruan sajti “Fastweb.it”. Sipas kësaj uebfaqeje, Ujkani është ndjekur nga përfaqësuesit e Arsenalit në ndeshjen e fundit të kampionatit italian ndërmjet Novaras dhe Leçes, që u mbyll pa gola të dielën. “Një përfaqësues i Arsenalit ka marrë shënime për dy lojtarë të kësaj ndeshjeje. Ata ishin sulmuesi i Leçes Muriel dhe portieri i Novarës, Samir Ujkani. Të dy lojtarët bënë paraqitje shumë të mira”, shkruante siti në fjalë, që i referohej burimeve nga personi që punon për llogari të klubit anglez.
Arsenali është në kërkim të një portieri për edicionin e ri dhe trajneri ArsenVenger ka shprehur interesim për Ujkanin, njofton siti në fjalë. Arsenali ka pasur shumë telashe sezonet e fundit me portierët, duke i ndërruar vazhdimisht ata, por asnjëri nuk bindi Vengerin. Ujkani, 23-vjeçar, është një nga lojtarët më të vlerësuar te Novara që këtë edicion po merr pjesë për herë të parë pas 55 vitesh në Serinë A. Numri 1 i Shqipërisë e ndihmoi ekipin që për dy vjet nga liga e tretë të ngrihet në të parën, ku është sot.