e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Berluskoni, i tërbuar për largimin e Stefan El Sharauit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Berluskoni, i tërbuar për largimin e Stefan El Sharauit

Stefan El Sharaui duket "i rilindur" te Roma. Sulmuesi italian ka treguar deri më tani një formë të shkëlqyer dhe, me të gjitha gjasat, klubi kryeqytetas do t'i paguajë klauzolën prej 14 milionë eurosh Milanit në fund të sezonit për të siguruar kartonin e "faraonit".be Shpërthimi i tij është shoqëruar me pengje në shtëpinë kuqezi. Sipas së përditshmes italiane "Il Corrier dello Sport", presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, është tërbuar për largimin e futbollistit. Këtë fakt "kavalieri" nuk e ka fshehur edhe përpara mediave, teksa tha së fundmi:

"Roma luan një futboll të bukur qysh pas hyrjes së El Sharauit në skuadër, i cili i ka dhënë fantazi sulmit të kryeqytetasve". Berluskoni flitet se nuk ka qenë qysh në fillim dakord me trajnerin Sinisha Mihajloviç dhe Adrianon Galianin për të larguar lojtarin.

Ky i fundit ka përfunduar në "shënjestër" të presidentit, sipas të cilit 23-vjeçarit i është bërë një vlerësim shumë i ulët në merkato dhe për këtë përgjegjësia rëndon për Galianin, teksa kujtojmë se vetëm disa ditë më parë Berluskoni ka shprehur rezerva për punën e administratorit kuqezi në afrimin e lojtarëve gjatë merkatos.