Konte bashkon dyshen Bonuçi-Ranokia te Çelsi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mediat angleze kanë bërë me dije se Antonio Konte do të rinovojë plotësisht zemrën e mbrojtjes së Çelsit. Në planin e trajnerit salentin përfshihet edhe ribashkimi i dyshes të mrekullive te Bari.
Sipas "Daily Star", Konte ka një buxhet të limituar dhe nuk dëshiron që të shpenzojë shumë para për mbrojtjen.
Për këtë motiv, trajneri u ka kërkuar bashkëpunëtorëve të rinj që të nisin bisedimet me Juventusin dhe Interin. Nga "Zonja" Konte pretendon që të marrë Leonardo Bonuçin. Ndërsa nga Interi ai do që të blejë Andrea Ranokian.