e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Berluskoni: Titullin e 1999-ës e fitova unë, Donaruma ska çmim

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Berluskoni: Titullin e 1999-ës e fitova unë, Donaruma ska çmim

Në javën e 30-vje torit të presi dencës, "bosi" i Milanit, Silvio Berluskoni, është rrëfyer gjatë një interviste për "Premium Sport", duke treguar se cilat janë planet që ka për të ardhmen e klubit: "Shpresoj që cikli ynë i fitoreve të fillojë sa më shpejt.

silvio-berlusconi-ex-presidente-del-consiglio_1153ajdigu9az108io7kvijzzlPo ndërtojmë një skuadër me shumë futbollistë të rinj në organikë, ku pjesa më e madhe janë italianë. Ëndrra ime është të ndërtoj një Milan të ri, fitues dhe 100% italian". Për të materializuar dëshirën, Berluskoni ka piketuar portierin 16-vjeçar Xhanluixhi Donaruma, simbolin e Milanit në të ardhmen: "Ai është e ardhmja e Milanit, garantoj unë se djaloshi nuk do të largohet për asnjë shifër nga Milani". Më tej, presidenti më fitues i historisë së futbollit shtoi:

"Askush nuk mund të mendojë që të fitojë gjithmonë trofe. Çdo klub ka ciklin e tij dhe kur ai përfundon, gjithçka fillon sërish nga e para". 79- vjeçari "rilindjen" e Milanit, siç ka thënë shpeshherë në periudhën e fundit, kërkon t'ua besojë italianëve:

"Të varej nga unë, në fushë do të aktivizoja një skuadër 100% italiane, pa asnjë futbollist të huaj. Më vjen keq kur shikoj se shumë klube BIG të futbollit italian aktivizojnë më shumë të huaj se italianë në fushë. Kjo nuk i bën mirë përfaqësueses dhe futbollit tonë. Te Milani në mbrojtje dhe mesfushë kemi një bllok të përbërë nga futbollistë italianë. Na mungojnë në sulm, por shpresoj që së shpejti do t'i gjejmë edhe në këtë repart".

Me grumbullimin e Lokatelit, në organikën e Sinisha Mihajloviçit janë plot 6 lojtarë që kanë ardhur në këtë sezon nga të rinjtë e Milanit, duke filluar nga Xhanluixhi Donaruma: "Xhixho është vetëm 16 vjeç dhe luan titullar te Milani. Atë e admirojnë të gjithë në Itali dhe jo vetëm. Unë garantoj që nuk do të largohet nga Milani. Do t'i rezistojmë çdo oferte për Donarumën dhe jam i bindur se ai do të jetë portieri ynë në 20 vitet e ardhshme. Donaruma do të ndjekë karrierën e Maldinit, pasi është një djalë shumë i mirë dhe ka karakterin e kampionit.

Xhixho është simboli i së ardhmes. Më pas, është De Shilio, që është pjesë e Kombëtares dhe Lokateli, i cili i ka të gjitha premisat për t'u bërë një futbollist i madh. Tek mesfushori shikoj Pirlon e ri".

Një prej "të përkëdhelurve" të presidentit ka qenë edhe Andrij Shevçenko:

"Kush e dashuron futbollin, nuk mund të mos dashurohej me Shevën kur ishte në formë. E ka interpretuar këtë sport në mënyrë artistike, si Ronaldinjo, por Sheva ishte një gjeni". Në fund të intervistës, Berluskoni ka zbuluar një anekdotë që lidhet me fitimin e titullit kampion të Milanit në vitin 1999, kur skuadrën e drejtonte Alberto Zakeroni:

"Gjashtë ndeshje para përfundimit të sezonit, i telefonova Bobanit, të cilit i thashë: 'Nga ky moment nuk vlejnë më këshillat e trajnerit, por do bëni atë që ju them unë. Ju jeni në gjendje që të më ndiqni'. Që pas atij momenti i fituam të gjitha takimet dhe titullin në fund, me pritjen e shkëlqyer të Abiatit në ndeshjen kundër Peruxhias".

Përgatiti: LEAR MAÇI