Berisha: Kurre nuk kisha pare aq shume tifoze!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Edhe njëherë tjetër, Etrit Berisha ka treguar se është një siguri më shumë për portën e ekipit tonë kombëtar. Portieri, që aktivizohet te skuadra e Kalmarit në kampionatin suedez, pas ndeshjes ka vlerësuar lojën e bërë nga ekipi ynë përfaqësues. “Jemi në një moment mjaft të mirë, pasi po arrijmë të prodhojmë lojë të bukur dhe rezultative. Një gjë të tillë e bëmë edhe sot (dje) ndaj Norvegjisë.
Më vjen keq që e kemi humbur pak përqendrimin në fushë dhe ndëshkohemi siç ka ndodhur. Megjithatë jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat që i kemi vënë vetes. Shpresat për kualifikim ende nuk na janë shuar, pasi në radhë kanë mbetur ende edhe katër ndeshje të tjera. Do të jenë takime vendimtare dhe ne do të japim maksimumin, por gjithmonë duke qenë të kujdesshëm”, – ka thënë “gardiani” kuqezi, i cili nuk ka harruar t’i thurte edhe elozhe tifozerisë së ndodhur në shkallët e stadiumit. “Ishte një kënaqësi të shihje aq shumë tifozë në një ndeshje të tillë. Ata kanë krijuar një atmosferë fantastike. Kurrë më parë nuk kisha parë kaq shumë tifozë!”, – ka përfunduar Berisha.