Skaneri kuqezi, zevendesimet nxjerrin huq De Biazin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fati shpeshherë është vendimtar në futboll. Nuk mund të thu het se fitorja i iku nga duart Shqipërisë se nuk pati fat, por ama as nuk mund të themi se fati ishte me ne. Një traversë e Salihit, një gol i pësuar tri minuta nga fundi dhe 5 mungesa në një ndeshje kaq të rëndësishme, janë elementë që vetëm me fatin e mirë nuk kanë lidhje. Megjithatë, Shqipëria barazoi dje edhe sepse disa detaje të vogla në dukje, por tejet të rëndësishme, nuk funksionuan. Më të rëndësishmet ishin zëvendësimet, pra trajnerit nuk i shkuan gjërat siç mendonte kur vendosi të bënte ndërrime. Aktivizimi i Osmanit për të përforcuar fazën mbrojtëse dhe për të pasur më shumë centimetra nuk solli atë që pritej. Aktivizimi i Kaçes gjithashtu qe disi i vonuar dhe pa efikasitetin që duhej. Dalja e Salihit me Çanin të vetëm si “pykë” spostoi akoma më shumë norvegjezët para. Ndoshta aktivizimi i Bogdanit në minutat e fundit mund të kishte pasur një tjetër efekt, qoftë edhe në asketin psikologjik të skuadrës. Megjithatë, jo çdo gjë shkon mirë dhe sipas dëshirës. E rëndësishme është që Shqipëria po tregohet gjithnjë konstante dhe po konfirmon se nuk është rastësisht në vendin e dytë në grup.
Etrit Berisha 6.5 Një ndeshje mesatare. Nuk iu desh të bënte akrobaci të jashtëzakonshme, por as nuk gaboi në ato raste që iu desh të dilte në skenë. I pafajshëm te goli.
Armend Dallku 6 Ndeshje me ritëm dhe tregoi stabilitet në fazën mbrojtëse, por në fazën ofensive çaloi. Kombinimi me Vilën u fokusua më shumë në mbrojtje, duke mos dhënë thuajse asnjë top të rrezikshëm përpara.
Admir Teli 6 I padukshëm në fushë, por kështu e solli rrjedha e lojës. Nuk u mor vesh si duhet me Mavrajn te goli i pësuar, por këtu përgjegjësia është komplekse. Konstant!
Mërgim Mavraj 6.5 Në mungesë të Canës ishte lideri i mbrojtjes. Nuk e nis mirë ndeshjen, por e rimerr veten shpejt. Iu desh të derdhte gjak në fushë për të marrë 1 pikë, por nuk e mërziti dhe aq e çara në vetull sesa barazimi. I qëndrueshëm.
Ansi Agolli 6.5 Vuan në pjesën e parë, por më pas arrin të neutralizojë Kingun e Blekbërnit. U duk pak në fazën sulmuese, por kjo për shkak të strategjisë.
Ervin Bulku 7 Vrapon sa për dy vetë, qetëson lojën, vertikalizon për Salihin dhe mbush ekipin me besim. Bie disi në pjesën e dytë, por ishte ndër më të mirët së bashku me Bashën.
Migjen Basha 7 Duhet të jesh Pirlo që të ndërtosh dhe të shkatërrosh njëkohësisht. U përpoq sa mundi dhe nuk stonoi. Përkundrazi arriti të ruante mirë ekuilibrat nëmesfushë.
Valdet Rama 7.5 Ndeshje e shkëlqyer dhe jo vetëm për golin. Taktikisht jo fort i disiplinuar në pjesën e parë, sidomos në fazën defensive, por me shpërthimet në krah i trembi norvegjezët dhe i jepte frymëmarrje ekipit.
Emiljano Vila 5.5 Jep gjithçka në fushë, por ndonjëherë kaq nuk mjafton. Vrapoi pa fund për të shkatërruar, por kjo e pengoi të ndihmonte sulmin. Nxitohet në rastin e vetëm para portës duke mos i pasuar Çanit.
Edgar Cani 6 Lufton si i çmendur gjatë gjithë ndeshjes, por i duhet ta marrë topin shumë larg portës. I markuar “barbarisht” nga dy vikingë pak më të gjatë se ai, e ka të vështirë të jetë protagonist.
Hamdi Salihi 5 Ishte makthi i norvegjezëve, ndaj edhe ata e markuan në çdo sekondë. Gaboi një rast që në start dhe nuk i eci skema si në ndeshjen e Oslos. Luftoi shumë, por kur një lojtar zone si ai nuk merr pasime, përhumbet në fushë.
Tefik Osmani I kërkohet të mbulojë fantazistin Henriksen dhe e bën mirë detyrën. Ndoshta mund të kishte bërë diçka më shumë te goli i pësuar.
Elseid Hysaj Njeriu i minutave të fundit. Për aq pak minuta sa ishte në fushë, mbrojtësi 19-vjeçar i Empolit u përpoq që të mos bënte gabime.
Ergys Kaçe Debutim në një stadium ëndrrash, por e vështirë të linte gjurmë. E preku topin pak herë, aq pak sa ata që ishin në stadium nuk e kuptuan se në cilin pozicion luan.