Ben Arfa kërkon transferimin te Milani
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
"Martesa" midis Milanit dhe Hatem Ben Arfas, e cila nuk u realizua në merkaton e janarit, mund të konkretizohet në verë.
Sulmuesit 29-vjeçar i skadon, në përfundim të këtij sezoni, kontrata me klubin francez të Nicës dhe sipas asaj që raporton e përditshmja "L'Equipe", futbollisti me origjinë tuniziane ka bërë të ditur se dëshiron të transferohet te Milani.
Ish-lojtari i Njukasëllit ka refuzuar ofertat nga Kina, pasi kërkon të luajë akoma në nivele të larta dhe kampionati italian e intrigon shumë. Sakaq, Adriano Galiani prej kohësh është në kontakte të vazhdueshme me menaxherët e futbollistit.
Në këtë sezon, Ben Arfa numëron 11 gola në 24 ndeshje. Për francezin është i interesuar edhe Interit, mirëpo kuqezinjtë janë në avantazh karshi "kushërinjve", pasi vullneti i lojtarit është ai për t'iu bashkuar "Djallit" në sezonin e ardhshëm. Për të siguruar shërbimet e tij, kuqezinjtë i ofrojnë një kontratë 3-vjeçare prej 3 milionë eurosh në sezon.