e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Behrami flet per nderhyrjen 'me te rendesishme'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Behrami flet per nderhyrjen 'me te rendesishme'

Ky është nga rastet e pakta kur një lojtar që nuk shënon kthehet në hero. Valon Behrami, madje nuk dha as pasim për gol. Mesfushori i Zvicrës luajti një rol kyç në fitoren ndaj Ekuadorit. Kjo pasi ai rrëmbeu një top nga kundërshtari në mesfushë, aksion që u kthye në gol nga shokët e ekipit në sekondat e fundit të ndeshjes.

Behrami duke folur për “Goal.com”, thotë se ajo ishte një nga ndërhyrjet më të rëndësishme. “Kam bërë shumë ndërhyrje, por kjo është padyshim më e rëndësishmja që kam bërë ndonjëherë”.

Behrami flet edhe për ndeshjen e parë në Kupën e Botës që luan deri në minutën e fundit, pasi dështoi të bënte një gjë të tillë në vitin 2006 dhe 2010.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme që më në fund përfundoj një lojë me një fitore të mrekullueshme në minutën e fundit të takimit.” “Nuk ishte një ndeshje e lehtë për ne. Nuk luajtëm shumë mirë”, thotë shqiptari që luan për Zvicrën.