e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bayerni 'luajti piset' per Marco Reusin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bayerni 'luajti piset' per Marco Reusin

Sipas asaj që pretendon se ka zbuluar e përditshmja gjermane “Sport Bild”, Bajerni është i vetmi klub që nuk ka kontaktuar me Dortmundin për të shprehur interesimin për mesfushorin Marko Rojs. Gazeta gjermane ka shkruar se Arsenali, Liverpuli, PSG-ja, Barcelona, Real Madridi, Siti, Junajtidi dhe Bajerni kanë muaj që interesohen dhe kontaktojnë me agjentin e lojtarëvë. Përjashto Bajernin, të gjitha klubet e tjera kanë kontaktuar me klubin verdhezi. Ndërkohë, “Sport Bild” garanton se Rojs nuk ka folur me asnjë klub pas hedhjes së firmës së rinovimit me Dortmundin.