e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Racizmi, Blater sulmon Sakin: I tronditur nga fjalet e tij

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Racizmi, Blater sulmon Sakin: I tronditur nga fjalet e tij

Vazhdojnë polemikat rreth frazave të Arrigo Sakit mbi praninë e lojtarëve të huaj dhe me ngjyrë në ekipet e moshave të kombëtares italiane.

Dënimi i fundit ka ardhur drejtpërsëdrejti nga presidenti i FIFA-s, Jozef Blater përmes një postimi në rrjetin e tij social në “Twitter”.

“Jam i tronditur nga fjalët e Sakit, – ka shkruar Blater, duke marrë një qëndrim të vendosur. – Krenaria dhe dinjiteti nuk janë një çështje ngjyre të lëkurës. Në futboll nuk ka hapësirë për racizmin”.

Të hënën në mbrëmje, pas finales së turneut të Viarexhos, ish-trajneri i kombëtares kishte kritikuar praninë e tepruar të të huajve në futbollin italian, duke nënvizuar se edhe sektorët e të rinjve janë të mbushur plot me të huaj. Një pikëpamje që ka shkaktuar protestën e nënsekretarit Graciano Delrio, të menaxherit të njohur të futbollistëve Mino Raiola dhe të ish-yllit të futbollit anglez Geri Lineker.