Klopp: Immobile shtiret si i semure per Juven!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klop, ka bërë shaka duke thënë se sulmuesi italian i verdhezinjve, Ciro Imobile, është duke vuajtur nga një sëmundje, vetëm që të mos përballet me ish-skuadrën e tij, Juventusin. “Në rastin e tij, unë duhet të vendos nëse ai është me të vërtet i sëmurë apo dëshiron që të mos përballet me Juventusin”, e tha me shaka Jurgen Klop. “Erik Durm nuk është i gatshëm për lojë, Kuba është i infektuar, ndërsa Mats Humels nuk ndihet mirë dhe nuk është rikthyer ende në stërvitje. Nuk është e qartë nëse njëri nga ata do të jetë i gatshëm për takimin kundër Shtutgartit gjatë fundjavës”, përfundoi Klop.