Barcelones i lejohe te bleje, por...
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lajm i mirë për Barcelonën! Klubi katalanas – sipas së përditshmes katalanase “El Mundo Deportivo” – ka marrë një lehtësim nga dënimi aktual i FIFA-s për moskryerje të merkatos në janar 2015 dhe verë 2015. Barcelona nuk lejohet të transferojë lojtarë deri në janar të vitit tjetër, por ka një shtesë të re. Në Katalonjë mund të vijë çdo lojtar që Barcelona blen, por nuk mund të luajë. “Blaugranasit” mund të blejnë një lojtar, ta paguajnë për një vit dhe më pas ai lojtar do të luajë porsa të “çaktivizohet” dënimi i FIFA-s. Kjo e lehtëson jo pak Barcelonën, sepse mund të blejë lojtarë në merkaton e verës, t’i mbajë një gjysmë sezoni në skuadër dhe t’i aktivizojë nga janari 2015 e më tej.