e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Schweinsteiger mban flamurin serb ne taka

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Schweinsteiger mban flamurin serb ne taka

Takat e reja të Bastian Schweinsteigerit kanë ndryshuar totalisht. Jo vetëm prej modelit të ri të “Adidas”-it, por për detajet që mesfushori ka shtuar. Tani ai nuk ka më emrin e ish-të dashurës, Sarah, të shkruar në to, por flamurin e Serbisë. Kjo besohet se lidhet me Anna Ivanovicin, tenisten serbe me të cilën “Tigri” është i lidhur. Ai ka shtuar edhe numrat 31 dhe 7, që supozohet se janë numri i fanellës te Bayerni dhe numri i fanellës te kombëtarja.