Barcelona përmbys Atletikon, dopietë e Suarezit (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barcelona ka fituar takimin e parë çerekfinal me rezultatin 2-1 ndaj Atletiko Mardidit. Protagonist në këtë ndeshje ishte Luis Suarez me dopietën e tij.
Fillimisht, Fernando Torres kaloi Altetikon në avantazh në minutën e 25´. Pak minuta pasi i dha avantazhin ekipit të tij, Torres la skuadrën me 10 lojtarë duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.
Por Barcelona reagoi në pjesën e dytë duke barazuar shifrat në minutën e 63´ me anë të Suares. Ky i fundit shënoi sërish rreth 10 minuta më pas, duke përcaktuar edhe rezultatin final të këtij takimi.
Fitorja e Barcelonës ndaj Atletikos vjen pas humbjes së 'El Clasicos' ndaj Realit të Madridit të shtunën e kaluar.
Formacionet zyrtare:
Barcelona - Atletiko Mardid 2 - 1
Gol: Suarez 63´, 74'/ Torres 25´
BARCELLONA (4-3-3): Ter Stegen, Alba, Mascherano, Piqué, Alves; Rakitic, Sergio, Iniesta; Messi, Neymar, Luis Suárez.
Trajner: Luis Enrique.
ATLETICO MADRID (4-4-2): Oblak, Juanfran, Lucas, Godin, Filipe, Koke, Gabi, Saul, Carrasco, Griezmann, Torres.
Trajner: Simeone.