Analiza/ Beqiri toleron ndërhyrje të rënda në Laç, falen Sheta e Batha
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një javë pa shumë bujë do të kishte qenë e 28-ta nëse Ardian Beqiri do të kishte marrë vendimet e duhura në takimin Laçi-Partizani.
Gjyqtari i Kolegjiumit të Tiranës ka gabuar në disa raste flagrante në këtë takim, që ka ngjallur edhe reagime nga trajneri i Partizanit pas ndeshjes, apo edhe aktorë të tjerë.
Ka pasur një moment në minutën e parë të takimit, më saktë pas sekondës së 20-të, ku Batha duhet të ishte larguar nga fusha e lojës, pa e nisur mirë atë. Kjo për shkak të një gjesti antisportiv që ai ka bërë. Pas një faulli, ka goditur me shkelm Argjend Mustafën, jo për dëmtim të rëndë ndaj tij, por vetëm për veprimin e palejueshëm.
Një faull i nisur në këtë sekondë ka bërë që Sefgjini dhe Daja të ndëshkohen me masën disiplinore karton i verdhë. Kjo për shkak se të dy futbollistët janë konfliktuar mes tyre dhe kanë protestuar me pretendimin për të fituar faullin.
Si të mos mjaftonte kjo, gjyqtari ka vepruar drejt me Arjan Shetën duke e ndëshkuar me të verdhë për një ndërhyrje të tij, i cili e ka pasur me një tjetër edhe më të rëndë pak minuta më vonë. Këtu nis edhe gabimi trashanik i arbitrit, që nuk ndëshkon mbrojtësin e kurbinasve, edhe pse ndërhyrja e tij ndaj Torrasës ishte në kufijtë e ndëshkimit me karton të kuq (ndërkohë që ai e kishte një të verdhë).
Duke marrë frenat e lojës për të gjykuar mbi balancën endeshjes, Beqiri gabon edhe minuta më vonë me Dajën që gjithashtu ka bërë disa ndërhyrje të ashpra. Pas mosndëshkimit të Arjan Shetës, ndeshja është karakterizuar nga një lojë shumë më eashpër se në minutat përpara atij momenti.
Skënderbeu-Vllaznia
Takim që ka pasur vetëm një mosdakordësi totale mes gjyqtarit Alla dhe asistentit të tij, Korreshi. Një rrëzim i Vangjelit në afërsi të zonës është menduar ndryshe nga kryesori, që në pak sekonda është bindur nga asistenti dhe e ka akorduar për faull.
Takimet e tjera
Në ndeshjet e zhvilluara në Tiranë, Ballsh dhe Durrës, nuk ka pasur raste të shkëputura për moviolë.