Zbulohet miqësorja e ardhshme e Kombëtares, 7 ditë para Europianit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas dy miqësoreve që Kombëtarja zhvilloi në fund të muajit mars me Austrinë (1-2) dhe Luksemburgun (0-2), kuqezinjë e De Biazit do të zhvillojnë një tjetër ndeshje miqësore në prag të fillimit të 'Euro 2016'.
Federata Shqiptare e Futbollit duke se ka gjetur marrëveshjen e fundit për ndeshjen miqësore dhe ajo pritet të luhet më 3 qeshor ndaj Ukrainës. Takimi do të luhet në Bergamo, në impiantin sportiv 'Atleti Azzurri d'Italia' në orën 20:30.
Kjo ndeshje pritet të jetë vendimtare për De Biazin për të caktuar se cilët lojtarë do të jenë titullar në ndeshjet ndaj Francës, Zvicrës dhe Rumanisë.