e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bajerni i falet Vidalit, mposht Benfikën në Allianz Arena (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bajerni i falet Vidalit, mposht Benfikën në Allianz Arena (VIDEO)

Bajeni i Mynihut fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Benfikës. Goli i Arturo Vidalit përcaktoi edhe fatin e këtij takimi. Ndeshja e vlefshme për takimin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve foli për gjermanët edhe për mënyrën se si skuadrat luajtën në fushën e blertë.

Untitled-9

Pas golit të parë të shënuar që në minutën e 2´ të ndeshjes, Bajerni administroi ndeshjen në ruajtjen e rezultatit, ndërsa rrezikoi disa herë portën e miqve kryesisht me kundërsulme.

Gjermanët shiheshin favorit edhe para fillimit të ndeshjes. Me këtë rezultat, Guardiola duket se ka më të lehtë përballjen e kthimit në Portugali.

Ndërsa në ndeshjen tjetër që luhet në 'Camp Nou', katalanasit vijnë pas humbjes së të shtynës ndaj Realit të Mardidit me rezultatin 1-2.

Bajern Mynih - Benfika 1 - 0
Gol: Vidal 02´

Formacionet zyrtare:

BAJERN MYNIH (3-2-4-1): Neuer; Kimmich, Javi Martinez, Alaba; Lahm, Xabi Alonso; Douglas Costa, Muller, Vidal, Ribery; Lewandowski.
Trajner: Guardiola.

BENFIKA (4-2-3-1): Ederson; Andrè Almeida, Lindelof, Jardel, Eliseu; Samaris, Fejsa; Pizzi, Renato Sances, Gaitan; Jonas.
Trajner: Rui Vitoria