Balotelli operohet nga syte, kishte miopi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbollisti Mario Balotelli i është nënshtruar në Breshia të Italisë një ndërhyrjeje të kirurgjisë lazer, për të korrigjuar miopinë. Çdo gjë shkoi mirë dhe sulmuesi i Manchester City do të kthehet në dispozicion të Roberto Mancinit menjëherë pas pushimit për ndeshjet e kombëtares. “Ka pasur disa probleme me lentet që përpara disa viteve – shpjegon për Sky sport 24 Emanuele Scuri, kirurgu që e ka operuar – Pritëm që defekti të stabilizohej në 4 vitet e fundit dhe ishte pikërisht tani çasti i duhur për të bërë ndërhyrjen.