e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Zyrtare, Del Piero nenshkruan per Sidnein

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zyrtare, Del Piero nenshkruan per Sidnein
Tashmë është zyrtare: Alesandro Del Piero do ta vazhdojë karrierën e tij në Australi. Ish-kapiteni bardhezi ka nënshkruar ditën e sotme një kontratë dy vjeçare me Sidnein, nga e cila do të përfitojë 3.2 milionë euro në vit. Përveç të tjerave, ai do të jetë ambassador i klubit në botë.

Del Piero pati një sërë ofertash, mbi të gjitha nga Sëlltik dhe Sion, ndërsa së fundmi flitej edhe për një interesim të Liverpulit. Por, ai i ka refuzuar të gjitha ofertat dhe pas negociatave të zgjatura disa ditë, ka vendosur të shkojë në Australi. Del Piero do të shpjegojë në një konferencë shtypi gjatë ditës së sotme, arsyet përse vendosi të transferohet në Australi.