Kuqezinjte, 900.000 euro nga sponsoret
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kombëtarja shqiptare do të sponsorizohet nga 4 kompani të mëdha dhe disa të vogla me vlerën 900.000 euro. Në Durrës, dje, FSHF dhe sponsorët kryesorë, që do të jenë shoqëruesit e kombëtares, kanë zbuluar bashkëpunimin dy vjeçar. Si zakonisht, kanë qenë disa kompani vendase ato që kanë bërë të mundur sponsorizimin e skuadrës tonë kombëtare.
Gjithsesi, përtej anës korteziale dhe imazhit ajo që vlen të thuhet është shuma që përfitojnë kuqezinjtë. Kështu, për dy vitet e ardhshme, skuadra jonë përfaqësuese do të sponsorizohet me të paktën 900.000 euro. Kanë benë burime në FSHF, ato që kanë konfirmuar një fakt të tillë. Gjithmonë kjo shumë është për dy vitet e eliminatoreve dhe pak a shumë, skuadrës tonë kombëtare i takon më pak se gjysmë milionë euro për një sezon.
Një shumë goxha e madhe, për një skuadër si e jona, që si të ardhur kryesore ka të drejtën televizive dhe sponsorizimet nga biznesi. Vit pas viti, shuma e sponsorizimeve është rritur për të arritur në shumën e sotme një rekord për përfitimet në sport.