e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bajerni me mungesa, Pep: Gëce është super

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bajerni me mungesa, Pep: Gëce është super

Bajerni i Mynihut do përballet sot me Frankfurtin në javën e 28-të të Bundesligës. pep guardiolaBavarezët janë të vendosur për trepikëshin e radhës jo vetëm për të mbajtur diferencën me Dortmundin, por për të qenë më të qetë edhe duelin e së martës në Champions kundër Benfikës në "Allianz-Arena".

Gjatë konferencës për shtyp trajneri Pep Guardiola ka folur për rivalin, Gëcen, Robenin, si dhe "El Clasicon" spanjoll.

Ndaj Frankfurtit pritet që Pep të lërë pushim Vidalin, Benatian dhe Kostën. Guardiola, si është gjendja e lojtarëve? Do të bëni rrotacion para Benfikës?

Lojtarët e grumbulluar janë në formë. Në fushë do të hedh formacionin më të mirë të mundshëm sipas këndvështrimit tim. Nuk kam lënë pushim për Champions-in, pasi kemi vetëm finale. Natyrisht që legjionarët amerikanojugorë janë disi të lodhur nga rruga e gjatë.

Kur do të rikthehet Robeni?

Mungesën e Robenit do ta kompensojmë, pasi kemi Komanin, Kostën dhe Riberinë. Frenku është rikthyer në formë të mirë dhe tani kemi një mundësi më shumë nga krahët. Sesa do të mungojë Arjeni, duhet të pyesni mjekët. Shpresoj të rikthehet sa më shpejt, pasi më duhen të gjithë lojtarët në këtë fazë finale.

Ndeshjen e parë dolët barazim pa gola. Çfarë rivali prisni?

I kemi parë sesa agresivë janë. Duhet të jemi gati, pasi trajneri i ri jep gjithnjë impulse të reja. Frankfurti do jetë njësoj si Mainci apo Darmshtadi. Detyra jonë është të mos tolerojmë dhe luajmë të përqendruar. Nuk ka tolerime në këtë fazë vendimtare.

Gëce qëndroi në stol dy ndeshjet e fundit, ndërsa me Gjermaninë u rikthye bindshëm duke shënuar edhe gol. Do të luajë titullar ndaj Frankfurtit?

Jam i lumtur për të. I uroj më të mirën tani dhe në të ardhmen. Gëce mund të luajë dhe u përshtatet të gjithave sistemeve. Ndaj Juventusit dhe Këlnit doja të luaja ndryshe. Ai i përshtatet lojës sonë, por në ekip kam 7 sulmues dhe ka qenë vendimi im. Unë nuk kam folur keq kurrë për të, pasi s'më ka dhënë shkak. Mario është një nga lojtarët më të mirë që kam takuar. Nuk kam asnjë dyshim për profesionalitetin e tij. Kam respekt për aftësitë dhe karrierën e tij. Ndaj Frankfurtit të gjithë janë të gatshëm të luajnë. Nuk e kam vendosur ende sesi do të luajmë.

Si e shihni situatën e kampionatit?

Dortmundi ndoshta nuk do të humbë asnjë ndeshje. Ne kemi më shumë një fitore dhe një barazim. Edhe 7 javë kanë mbetur. Pas ndeshjes me Benfikën do përballemi me Shtutgartin dhe Shalken. Më pas sfidojmë Hertën në Berlin dhe presim Gladbahun në Mynih.

Të shtunën luhet edhe "El Clasico" në Spanjë, por pa të ndjerin Johan Krujf...

Krujf ishte njeriu më i rëndësishëm në futboll. Ai më dha dhe tregoi gjithçka. Krujf ishte si një baba për mua dhe profesionin tim e adhuroj prej tij. Të shtunën do të jetë ndeshje speciale. Të gjitha fansat e adhurojnë Johanin. Ka për të qenë mjaft emocionuese.

Përgatiti: ENIAR IBRO