Azemi: Nuk jam gati te luaj per Shqiperine
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kur dukej se gjithçka ishte kopsitur dhe se Ilir Azemi nga momenti në moment do të mund të vishej kuqezi, pasi është mes të preferuarve në trajnerit të Kombëtares, Xhani De Biazi, vetë lojtari ka deklaruar se nuk është ende “gati të luajë për Shqipërinë”. Sulmuesi shqiptar i Grojther Fyrthit, i lindur në Prishtinë më 21 shkurt 1992, prej javësh është përfolur se e ka emrin në listën e talenteve që tekniku italian ka ndërmend të afrojë në përfaqësuese, me qëllim rinovimin e grupit kuqezi me elementë premtues për të ardhmen. Ishte thënë se ishte marrë edhe miratimi i futbollistit.
Vetë Iliri, në një prononcim të fundit ka përsëritur se ka dëshirë të luajë për kombëtaren e Shqipërisë. Por, sulmuesi shtatlartë (1.92 m) i ka befasuar të gjithë, kur shtuar më pas se nuk është edhe i gatshëm për t’u bërë pjesë e përfaqësueses. Azemi 21-vjeçar të shtunën shënoi golin e parë në Bundesligën e Gjermanisë. Përreth një vit, emri i tij përmendet shumë në mesin e talenteve të përzgjedhur nga De Biazi. Por Azemi vazhdimisht ka hezituar që t’u bashkohet kuqezinjve, duke përsëritur se i duhet më shumë kohë për të vendosur.
“Rreth Kombëtares gjërat kanë mbetur ashtu siç kanë qenë. Më duhet pak kohë për të vendosur. Pasi të përfundojë ky edicion, do të ulem dhe do të bisedoj me menaxherin tim për të parë se si do t’ia bëjmë. Unë kam dëshirë të luaj për Kombëtaren, por më duhet edhe pak më shumë kohë. Momentalisht, nuk jam gati për të luajtur në përfaqësuese”, ka thënë Azemi për gazetën e njohur kosovare, “Koha Ditore”. Skuadra e tij, Grojter Fyrth, sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën II. Në 20 ndeshje të luajtura, shumicën prej të cila i hedhur në fushë si zëvendësues, Azemi ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asiste në këtë sezon të Bundesligës I gjermane. Ai nuk është i kënaqur me hapësirën e pakët që trajneri i ka dhënë, por edhe me paraqitjet e tij. Për këtë arsye, ai mendon se meriton të aktivizohet më shumë minuta. “Nuk jam i kënaqur me paraqitjet e mia.
Duhet të luaj më shpesh. Shpresoj të vazhdoj me gola në ndeshjet e mbetura”. Azemi është rritur si lojtar te Fyrthi. Ekipit të parë iu bashkua vitin e kaluar. Edhe të ardhmen sulmuesi e sheh te ky klub. “Kam kontratë edhe dy vjet dhe do të qëndroj këtu edhe në Bundesligën 2. Javën e ardhshme do të bisedoj me krerët e skuadrës për situatën time”, ka thënë futbollisti 22-vjeçar.
Ilir Azemi
“Unë kam dëshirë të luaj për Kombëtaren, por më duhet edhe pak më shumë kohë. Momentalisht, nuk jam gati për të luajtur në përfaqësuese”