Murinjo kunder te gjitheve: Tallet me Iniesten, Pepen e Kasijasin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hoze Murinjos nuk i ka mbetur gjë këtë fund sezoni, veçse të merret me personat që nuk e kanë shumë qejf. Ai ka dalë në konferencë shtypi para ndeshjes me Malagan dhe ka qenë i papërmbajtshëm në sulmet e tij.Fillimisht e ka nisur me Andres Iniesta, që ka dalë në mbrojtje të mikut të tij, Iker Kasijas, i cili është kthyer edhe në strumbullarin e gjithë diskutimeve tek dhe rreth Realit gjatë këtyre javëve të fundit.
“Iniesta është i lirë të thotë atë që mendon apo dëshiron, edhe pse personalisht mendoj se ai duhet të shqetësohet për klubin e tij dhe për shokët e skuadrës dhe pse kur nuk është Mesi në lojë, skuadra e tij është aq e ndryshme sa bëri atë që bëri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve pa Mesin”, tha Murinjo.
Më pas radhën e ka pasur mbrojtësi portugez Pepe, që deklaroi pak ditë më parë se Iker Kasijas duhet trajtuar më me dinjitet.
“Është shumë e thjeshtë të analizosh fjalët e Pepe. Problemi i tij ka një emër, është Rafael Varane dhe që këtu nuk ke nevojë për më shumë histori. Nuk ke nevojë të jesh shumë inteligjent, mjafton të jesh një person normal si unë që të kuptosh se në rastin e tij bëhet fjalë për stres. Nuk është e lehtë për një 31 vjeçar që ka një të kaluar të madhe që të tejkalohet nga një djalosh 19 vjeçar. Bëhet fjalë për një djalosh fantastik dhe unë kisha kurajën ta aktivizoja këtë djalë. Ndaj problemi është shumë i thjeshtë, pasi jeta e Pepe ka ndryshuar. Ai ishte titullar i padiskutueshëm dhe tani nuk është më. Ndaj e kuptoj stresin e Pepe nëpërmjet fjalëve që ka thënë. E di që nuk është një situatë e lehtë, por jam treguar i ndershëm dhe besoj, ashtu si pjesa më e madhe e personave të tjerë, se e ardhmja e Realit është Varane me Serxho Ramos”, tha Mesi.
Në përfundim Murinjo thumboi sërish Kasijasin, duke thënë se për të Diego Lopez është portier më i mirë, ndërsa habiti kur tha se do të qendrojë ende tek Reali.
“Kam planifikuar se do të qëndroj te Real Madrid. Për ata që marrin vesh, unë jam trajneri dhe paguhem për të qenë i tillë. Një trajner ka detyra të caktuara, mes të cilave edhe për të përzgjedhur kush luan. Këto zgjedhje nuk i bëj duke hedhur monedhën, por duke analizuar me orë e ditë të tëra. Mua më pëlqen më shumë si portier Diego Lopez se Iker Kasijas. Më pëlqen një portier që luan mirë me këmbët, dominon në ajër dhe është një fenomen mes shtyllave. Për sa kohë që të jem trajner i Real Madrid, do të luajë Diego Lopez”, përfundoi Murinjo.