Atletiko eliminon Barcelonën, Bajerni në gjysmëfinale (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Atletiko Madrid u kualifikua për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve duke eliminuar Barcelonën e Luis Enrikes.
Dopieta e Grezman përcaktoi edhe rezultatin final të ndeshjes. Në këtë takim nuk munguan teksionet dhe incidentet në fushë, duke bërë që gjyqtari të lejonte luajtjen e gjashtë minutave shtesë.
Benfika - Bajern Mynih 2 - 2
Bavarezët triumfuan në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfilet e Ligës së Kampionëve. Barazimi 2-2 me portugezët mundësoi që gjermanët të kalonin për në turin tjetër, kjo falë rezultatit që ekipi i Guardiolës arriti në takimin e parë (1-0 në 'Allianz Arena').
Fillimisht, Bajerni e gjeti vetën në disavantazh në minutën e 27´ të pjesës së parë, ndërsa Vidal barazoi shifrat 10 minuta më vonë.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-1. Bajerni u shfaq më kërkues ndaj golit në pjesën e dytë. Tomas Myler kaloi miqtë në avantazh në minutën e 52´. Ndërsa vendasit barazuan shifrat 2-2 në minutën e 76 me anë të Taliscas.
Benfika - Bajern Munih 2 - 2
Golat: Raul Jimenez 27´, Talisca 76'/ Arturo Vidal 38´, Tomas Myler 52´
Atletiko Mardit - Barcelona 2 - 0
Gol: Griezman 36´, 88´ (me penallti)
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Alves, Pique, Mascherano, Alba; Rakitic, Busquets, Iniesta; Messi, Suarez, Neymar.
Trajner: Luis Enrique
Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Juanfran, Hernandez, Godin, Filipe Luis; Koke, Gabi, Augusto Fernandez, Saul; Griezmann, Carrasco.
Trajner: Diego Simeone
