Arbitri italian eliminoi Barcelonën (Video+Foto)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Atletiko Mardidit u kualifikua mbrëmjen e së mërkurës për në turimin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve mes polemikave.
Shtypi ndërkombëtar shkruan se arbitri italian, Rizoli, nuk dha një 11-metërsh në kohën kur ndeshja ishte 2-0 për Atletikon në minutën e 90´, por akordoi vetëm një goditje dënimi për Barcelonën.
Nëse do të ishte dhënë 11-metërsh, ndeshja mund të rihapej, pasi ekipi i Luis Enrikes fitoi takimin e parë me rezultatin 2-1.
Pas përfundimit të ndeshjes shtypi spanjoll ka kritikuar ashpër Rizolin për gafat e bëra, duke thënë se 'Barcelonës iu mohua kualifikimi'.
