Manaj supergol me Interin, ja sa mbrojtës driblon (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmuesi kuqezi Rei Manaj fitoi Kupën e Italisë me të rinjtë e Interit. Ndeshja e luajtur në 'San Siro' mbrëmjen e së mërkurës përfundoi me rezultatin 2-1 për zikaltrit e vegjël.
Fillimisht, bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë, por Manaj barazoi shifrat në minutën e 77´ të pjesës së dytë. Goli i tij ishte vendimtar në këtë takim, pasi Interi kishte fituar në ndeshjen e parë në Torino me rezultatin 0-1.
Manaj stopoi një top nga krahu i majtë jashtë zonës së rreptësisë dhe në aksionin e tij, dribloi dy mbrojtës bashkë me portierin.