e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Atanda me minutazh të plotë, goditja e merkatos së dimrit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Atanda me minutazh të plotë, goditja e merkatos së dimrit

Partizani u përfshi fuqishëm në merkaton e janarit duke afruar një formacion. atandaPërveç ndonjë lojtari që u "mbeti në dorë", një pjesë e mirë e tyre dolën përforcime të goditura. Katër nga prurjet e janarit janë titullarë të pazëvendësueshëm në skuadrën e drejtuar nga trajneri Andrea Agostineli.

Sodiq Atanda, Agustin Torasa, Emiljano Vila dhe Filipe Gomes kanë mbajtur një peshë të konsiderueshme te Partizani i 2016-ës. Duke parë minutazhin në nëntë ndeshjet e fazës së tretë, del që Sodiq Atanda ka qenë afrimi më i goditur i Partizanit në merkaton e janarit. Mbrojtësi nigerian, i afruar nga Apolonia, është një titullar i padiskutueshëm në skuadrën e trajnerit Agostineli pasi i ka zhvilluar të plota të gjitha ndeshjet. Pra, në 9 takime Atanda ka luajtur 810 minuta me fanellën e Partizanit.

Nga afrimet e janarit, për sa i përket minutazhit, pas mbrojtësit nigerian vjen Emiljano Vila që në 9 ndeshje ka qenë 764 minuta në fushë, ku ka shënuar edhe dy gola. Më pas vjen braziliani Filipe Gomes, që ka qenë prezent në nëntë sfidat e fazës së tretë, por për shkak të zëvendësimeve ai ka luajtur 660 minuta.

Por "qershia mbi tortë" e merkatos së "demave" mund të konsiderohet Agustin Torasa, i cili është aktivizuar në tetë ndeshje, me 587 minuta në fushë. Në javët e fundit argjentinasi është kthyer në një titullar të padiskutuar dhe, falë formës së tij të mirë, ka bërë që të mos ndihet mungesa e Mentor Mazrekajt, i cili u dëmtua dhe pas operacionit të kryer së fundmi e ka mbyllur sezonin.

Duke parë rendimentin e këtyre lojtarëve në fazën e tretë bie që Partizani të jetë klubi që ka kryer merkaton më të mirë në Kategorinë Superiore gjatë dimrit. Gjatë kësaj periudhe të kuqtë kanë afruar edhe disa elementë të perspektivës, si Dajsinani, Fili apo edhe Ramadani. Masiviteti i afrimeve u shoqërua edhe me skarcitete, si në rastin e sulmuesve Federiko Haberkorn dhe Gabriel Do Karmo, të cilët u larguan pa lënë gjurmë te Partizani. Rezultantja e merkatos së kryer nga Partizani në janar është shumë pozitive, pasi katër prej tyre janë kthyer në titullarë të padiskutueshëm.