Ja si e nderon Barcelona legjenden Johan Krujf
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në “El Clasicon” e së shtunës tifozët e Barcelonës i kanë kushtuar një koreografi të veçantë për ish-legjendën e katalanasve Johan Krujf.
Krujf, i ndarë nga jeta disa ditë më parë, ka qenë një mit te Barcelona, si trajner edhe si lojtar. Ai ishte “timonieri” i “Ekipit të Ëndrrave”, ku bënin pjesë Romario, Koeman, Guardiola e Stoiçkov.
Krujf i udhëhoqi blaugranët drejt fitimit të Ligës së Kampioneve në vitin 1992, pas fitores 1-0 në finalen me Sampdorian. Presidenti i Barçës, Bartonmeu, dhe drejtues të lartë të klubit kanë disa ide për nderimin e njeriut që shpiku futbollin total.
E para është që stadiumi ‘Kamp Nou’ të ndryshojë emër dhe të quhet Johan Krujf e dyta të tërhiqet përgjithmonë fanella me numër 14, dhe e treta të ndërtohet një statujë e Krujfit përpara stadiumit.