Arrivabene: Motori OK, më vjen keq për inatçinjtë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
I vetmi alarm i kuq është ai që bie në bokset e Fer rarit.
Gjatë një prononcimi për mediat italiane, drejtori sportiv i skuderisë italiane, Mauricio Arrivabene, ka hedhur poshtë çdo dyshim në lidhje me paraqitjen e makinës në pistë.
Italiani ka theksuar se nuk është aspak i shqetësuar për problemet e vogla që ka pasur "kokëkuqja" gjatë testeve dimërore, teksa ka thënë: "I vetmi alarm i kuq që shoh është ai kur kthehet në bokse një makinë.
Nuk jemi arrogantë, përkundrazi, jemi me 'këmbë në tokë'. Nuk kemi asnjë problem. Një makinë e Formula 1 përbëhet nga 40 mijë pjesë dhe është normale që pjesët e reja duhen verifikuar.
Por motori është në rregull, nuk ka asnjë problem. Këtë e them edhe për ata që nuk duan të dëgjojnë", tha Arrivabene. Në lidhje me paraqitjen e Ferrarit në testet e deritanishme, shefi i makinës italiane shton:
"Pilotët janë të kënaqur nga paraqitja e makinës dhe kohët e dhëna në pistë tani nuk janë një objektiv për ne. Më pas do të shohim. Testet dimërore janë si një lojë shahu, çdo skuadër ka strategjinë e saj. Mercedesi është makina kampione dhe ne do të përpiqemi t'i mposhtim", deklaroi Arrivabene.
Dje në pistë për "kokëkuqen" ka xhiruar Sebastian Fetel që u shpreh:
"Kemi ende edhe disa ditë për të shfrytëzuar. Deri më tani kemi ndjekur planin e përgatitur dhe gjithçka po shkon mirë. Nuk më shqetëson besueshmëria e motorit, më mirë që problemet të ndodhin tani se pas disa javësh në garë", tha Fetel, i cili është gati të plotë- sojë objektivin e presidentit Serxho Markione që synon titullin kampion këtë vit.
Përgatiti: LEAR MAÇI
