Ndryshimet te Luftëtari, Tavo: U prishën pazaret
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Për herë të parë pas ndryshimeve në sto lin e Luftëtarit, ka reaguar vetë donatori Grigor Tavo.
Ky i fundit ka marrë shkas nga akuzat e ish-trajnerit të portierëve, Dritan (Fotis) Kristidhi një ditë më parë në gazetën "Panorama Sport" se nuk ishte paguar prej tetë muajsh duke u kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë.
Tavo ka lëshuar akuzë të fortë ndaj ish-trajnerit të portierëve dhe stafit teknik gjithashtu.
"Nuk i kam askujt asnjë qindarkë të padhënë. Të paktën për akordin që kemi arritur që më parë, donator dhe staf teknik. Arsyeja e largimit të Kristidhit është prishja e pazareve mes njëri-tjetrit (stafit teknik) dhe jo unë", thotë Tavo në reagimin e tij.
Klubi Ndërkaq, klubi bluzi ka dalë me një reagim zyrtar ndaj pretendimeve të Kristidhit dhe ndër të tjera ka vendosur në dispozicion edhe dy bordero, të nëntorit dhe dhjetorit ku sipas tyre vërtetohet dhënia e pagës.
"Asgjë nuk është e vërtetë për sa i përket mospagesës së Kristidhit. Është e vërtetë se Kristidhi u largua me dëshirën e tij, nuk u shkarkua, pasi ish-trajneri kishte pretendime për rritje page.
Por, pavarësisht këtij fakti, ai është paguar rregullisht, gjë të cilën e vërtetojnë më së miri pagesat e rregullta mujore. Kristidhi është paguar rregullisht me 35 mijë lekë të rinj në muaj dhe nuk ka arsye të reagojë në media.
Akuzat e Kristidhit ose janë të qëllimshme, ose trajneri është i paaftë të përdorë bankomatin. Jo vetëm kaq, por edhe në ditët e shkëputjes nga ekipi, për angazhimet me Kombëtaren e moshave U-17 për më shumë se 20 ditë në Angli, klubi i Luftëtarit nuk ia ka ndërprerë marrëdhëniet financiare.
Kristidhi nuk ka marrë lejen e klubit, por vetëm me miratimin e stafit teknik ka munguar në stërvitje, pa i mbajtur asnjë qindarkë. Janë borderotë e çdo muaji ato që flasin më mirë se asgjë tjetër", thuhet në reagimin e klubit të Luftëtarit në lidhje me pretendimet e ish-trajnerit të portierëve. Shkarkimi i pjesëtarëve të stafit teknik, Hysi-Ciko, dhe largimi i Kristidhit kanë krijuar një situatë jo normale në klub.
Përgatiti: TOMOR SHEHU