Armand Duka, Presidenti i trajnereve te huaj
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në mandatin e tij të tretë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, do të zgjedhë trajnerin e shtatë të përfaqësueses kuqezi. Kur mbërriti në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, në mars të vitit 2002, Duka gjeti në krye të kombëtares së Shqipërisë Sulejman Demollarin. Por përpara se të niste lojën e trajnerëve të huaj në krye të kombëtares, në një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, u vendos që emërimi i njëshit të stolit kuqezi të ishte ekskluzivitet i Presidentit. Në këto rrethana dhe me idenë për të risjellë një trajner të huaj në krye të kombëtares, më 18 prill të atij viti, vetëm pak javë pasi kishte marrë postin e presidentit të FSHF-së, Duka shkarkon Sulejman Demollarin. Arsyeja?
Humbja e turpit në Andora. Kuqezinjtë shpërfytyrohen 2-0 nga një vend me 30 mijë banorë, që arriti fitoren e dytë në historinë e tij futbollistike. Golat asokohe u shënuan nga Gonzales me penallti dhe Himez që dyfishoi në të 65-tën, ndërsa Arjan Xhumba ishte ndëshkuar më parë me karton të kuq. Shkarkimi i Demollarit ishte i menjëhershëm, por ajo që doli jashtë kontrollit në atë ditë prilli ishte thashethemi përpara 90 minutave mes Pirenejve. Thuajse të gjithë e morën vesh që Demollari do të shkarkohej pa nisur ende mirë aventurën e tij. Kjo mesa duket ishte pjesë e vizionit të Dukës për kombëtaren. Ai kërkonte të rikthente trajnerët e huaj.
I pari trajner i huaj i kuqezinjve ka qenë Ljubisha Broçiç. Në një vit drejtimi nga ana e serbit Shqipëria fitoi të vetmen trofe ndërkombëtare, Kupën Ballkanike. Më pas, është tentuar disa herë që të ringrihet futbolli shqiptar nëpërmjet dorës së huaj. Miklosh Vadash dhe Nikolai Ljukinov kanë qenë trajnerët e fundit kuqezi deri në vitin 2002, kur Duka ia beson stolin Bepe Donesës, ish-ndihmësit të Çezare Maldinit në kombëtaren e Italisë. Por Dosena zhvilloi vetëm dy ndeshje me Shqipërinë. Një miqësore të fituar 1-0 me Kosovën dhe humbjen 4-1 nga Rusia në Vollgograd. Detyrën e lënë nga italiani e merr gjermani Hans-Peter Brigel.
Ndonëse ai arriti disa rezultate të rëndësishme (fitorja 3-1 ndaj Rusisë dhe sidomos ajo 2-1 ndaj Greqisë kampione e Europës), Brigel u largua në vitin 2006, duke u bërë edhe trajneri i huaj më jetëgjatë në kombëtare (ndonëse fjalët e korridoreve tregonin se skemat ia bënin Mexhit Haxhiu dhe Bujar Kasmi). Duka nuk do të hiqte dorë nga pista e huaj dhe do të sillte plakushin Oto Bariç. Kroati, që në fillim u prit me skepticizëm, u bë mbase trajneri më i dashur mes tifozëve. Loja e kuqezinjve nën drejtimin e tij u rrit ndjeshëm dhe ai arriti t’u merrte pikë të gjithë kundërshtarëve që pati në grup, përveç Rumanisë. Bariç u largua pas tradhtisë me Bjellorusinë dhe Rumaninë dhe nuk e ktheu kokën pas. Emri i Bariçit la një kujtim të mirë dhe Duka vendos ta ushtrojë edhe njëherë pushtetin e tij si “Mr. Exclusive” i trajnerëve.
Vjen Ari Han, ai holandezi i golit nga 40 metra në portën Dino Xofit. E shkuara e tij si trajner nuk është fort bindëse dhe Han nis menjëherë të zhgënjejë. Kombëtarja e tij nuk luan futboll dhe barazimi me Portugalinë ishte vetëm një rastësi që u pasua nga barazimi me Maltën. Presioni i tifozëve ndaj Dukës u rrit shumë dhe ky i fundit vendos ta largojë holandezin pa mbyllur ende eliminatoret. Kuzhe do ta pasonte. Rezultatet e tij janë të freskëta. Tifozët e duan, por humbja me Luksemburgun nuk gëlltitet dot. Rinovimi i tij duket larg!
Ndërkohë Duka, i dashuruar me të drejtën e falur nga Komiteti Ekzekutiv, po kalon orë të tëra në telefon dhe ka bërë edhe disa qindra kilometra me avion. Ndonëse në axhendë ka rezervuar një takim me kroatin, në mendjen e tij po bluan emrin e radhës. Njeriu që duhet të vijë ka një peshë të madhe. Rinovimin e kombëtares dhe pajtimin e Dukës me tifozët!