e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

MotoGP, Stoner i pari, Rossi ne fund

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
MotoGP, Stoner i pari, Rossi ne fund
Australiani Casey Stoner do të niset i pari në Çmimin e Madh të Australisë, pasi regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare, të realizuara mëngjesin e sotëm në pistën e “Philip Island”. Në vendin e tij, Stoner regjistroi një kohë të cilës askush prej rivalëve nuk iu afrua. Lorenzo, i dyti në radhën e nisjes, ishte me Jamahën e tij më shumë se gjysmë sekondi më i ngadaltë.

Vazhdon në radhën e nisjes italiani Marco Simoncelli dhe spanjolli Alvaro Bautista. Nga ana e tij, Valentino Rossi, zhvilloi një prej paraqitjeve më zhgënjyese të sezonit, ndërsa me Dukatin e tij regjistroi një kohë më të shpejtë më shumë se dy sekonda më të avashtë se Stoner. “Doktori” do të niset vetëm në vendin e 13, prej 16 pilotëve që janë gjithsej.