Gola, spektakel e paqe ne Vllaznia-Tirana
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Është konsideruar klasikja e futbollist shqiptar dhe Vllaznia-Tirana nuk ka zhgënjyer. Në një barazim spektakolar i ka ndarë këto dy skuadrat, të cilat kanë mbajtur një pjesë jo të vogël në historinë e futbollist shqiptar. Një pjesë e parë e dominuar krejtësisht nga miqtë, të cilët kanë krijuar raste të shumta për gol, një traversë dhe një shtyllë. Shkodranëve u është dashur të vuajnë shumë, por ia kanë dalë ta mbyllin pjesën e parë në barazim 0-0. kuqeblutë e zbritur në fushë me tridhëmbëshin Vajushi-Sinani-Sukaj, duhet vetëm të mbrohen. Rastin e parë për shënim në 45 minutat e para e kishin pikërisht vendasit me Vajushin, i cili gjuan keq nga 5 metra distancë. Më pas gjithçka flet për Tiranën. Gilman Lika në minutën 13’, nga një goditje dënimi në një pozicion të prirët godet traversën, ndërsa Morina, disa minuta më pas, gjen shtyllën pas një lëmshi në zonë të krijuar pas një goditje dënimi. Dy raste të tjera për Likën, i cili nuk arrin të mposhtë Vujadinovicin.
Në pjesën e dytë është një Vllazni krej ndryshe, pasi Josa ul sinapin në stol dhe i rikthen Vllazninë e këtyre javëve të para të sezonit. Kuqeblutë janë më agresive dhe në minutën e 51’të Sukajt, i cili shënon një supergol nga 35 metra distancë në ekzekutimin e një goditjeje dënimi. Nëntë minuta më pas, në të 60, është Petroviç ai që gjen një tjetër gol të mrekullueshëm: malazezi godet fluturmthi, duke çuar topin drejt e në trekëndësh. Në provën për golin etretë Sukaj ndalet nga portieri Lika. Tirana është tronditur, por nuk dorëzohet. Në të 76’ Morina përfiton në zonë, shmang Vujadinoviç dhe ngushton në 2-1. Tre minuta më pas vjen një aksion personal por i Duros, cili nga hyrja ez onës, lëshon një një gjuajtje që në fillim prek traversën dhe pastaj përfundon në rrjetë. Barazim 2-2: shkodranët nuk u besojnë syve. Në minutat e mbetura ka një mundësi për të shënuar një “Golden Goal” në shtesë, por i vetëm përballë likës, ndalet nga ky i fundit. Ndeshja me emocionuese e kësaj fundjave mbyllet në paqe. Tirana rimerr kreun e vetme, ndërsa Vllaznia kënaqet me pahir nga kjo pikë, në një ndeshje që u duk se e fitoi.
Fitore të rëndësishme 2-0 ka marrë këtë javë edhe Flamurtari, i cili falë dy gola të Vilfor Hysës mposhti Pogradecin në Vlorë, ndeshje e zhvilluar në Vlorë. Pas një fillimi jo të mirë të kampionatit, Hysa u duk i rikthyer në ditët e tij më të mirë, ndërsa bëri diferencën duke realizuar në të 53’ dhe në minutat shtesë. Me këtë fitore, vlonjatët ngjitën në kuotën e nëntë pikëve. Ndërsa Skënderbeu vazhdon të jetë i përfshirë nga një krizë rezultatet. Edhe dje, me trajnerin e ri Stanislav Lev në timon, “Ujqërit e Dëborës” nuk munden të shkojnë me tej se një barazim 0-0 në shtëpi ndaj debutuesve të Kamzës. Korçarët janë munduar dhe e kanë kërkuar golin me të gjitha mënyrat, por kamzalinjtë kanë qenë të pakalueshëm dhe të rrezikshëm me kundërsulme. Minutat e fundit Skënderbeu i ka mbyllur në inferioritet numerik, pasi braziliani Riberio është ndëshkuar me karton të kuq, ku si lojtarë i fundit i ka hequr një mundësi kundërsulmi dhe shënimi sulmuesit të Kamzës, Eleandro Pema. Kriza vazhdon për korçarët.