e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ardian Beqiri, talenti qe provon fatin ne FC Barcelone

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ardian Beqiri, talenti qe provon fatin ne FC Barcelone
Sot për në Beograd, në kampin  e FC Barcelona, ka udhëtuar talenti i madh i futbollit Ardian Beqiri, anëtar i shkollës së futbollit “Dardanët” të Lagjes Teqe që drejtohet nga trajneri Islam Ibrahimi. Lajmin për udhëtimin e këtij talenti të madh të futbollit në kampin e FC Barcelonës që organizohet në kryeqytetin e Serbisë e ka bërë të njohur trajneri Islam Ibrahimi.

“Është e saktë se Ardian Beqiri së bashku me prindin e tij Fatmirin sot ka udhëtuar në Beograd në kampin e Barcelonës ku do të qëndrojnë 5 ditë dhe do të mbikëqyret nga trajner të njohur të skuadrës spanjolle. Bëhet fjalë për një talent të rrallë me të cilën duhet punuar” tha Islam Ibrahimi drejtues në shkollën e futbollit Dardanët.

Ndryshe talenti i futbollit 11 vjeçar Ardian Beqiri (12.07.2001) hapat e para të futbollit i ka filluat me moshatarët e vetë në Lagjen Teqe te shkolla e futbollit Dardanët dhe tek trajneri Islam Ibrahimi i cili terrenin e kësaj lagje e ka shëndruar në një kamp të vërtet të futbollit.