Anglia 'shpeton lekuren', Sheva mposht Ibrahimovicin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Anglia e ka startuar ndeshjen me skemën 4-4-2, ku rëndësi e madhe i kushtohet fazës difensive, ndërsa tentohet që përmes kundërsulmit të vihet në provë porta e Hugo Loris. Yong qëndron pas Uellbek, duke përftuar kështu dyshen e sulmit anglez, prej nga pritej edhe goli. Kundërpërgjigjet Franca, që rreshtohet me skemën 4-3-2-1, me dy krahët e përbërë nga Riberi dhe Nasri, ndërsa në majën e sulmit është Karim Benzema.
“Gjelat” kanë ndryshuar ndjeshëm pamjen e tyre që kur në krye të skuadrës erdhi trajneri Loran Blank. Ai ka formuar një ekip me mbrojtje të hekurt dhe me mesfushë shumë energjike, duke bërë që të jetë tepër e vështirë për t’i mundur. Ndërkohë, goli kërkohej me kundërsulme të shpejta nga krahët, apo me aksione me pasime me një takim, duke shpërqendruar kundërshtarët. Ndaj Anglisë, dueli pritej që të mos përqendrohej në qendër të mesfushës, pasi të dyja skuadrat e bazonin rrezikshmërinë e tyre në daljet e shpejta, pikërisht te futbollistët e krahëve.
Blank, përveç Riberisë, që e ka vendin e sigurt, në krahun e djathtë kishte aktivizuar Maludanë në vend të Valbuenës apo Ben Arfa. Pra, kishte preferuar futbollistë të vështirë për t’u markuar, me aftësi organizuese dhe me gjuajtje të mirë nga distanca. Ndërsa Eshli Kol mundi ta përballojë deri diku me sukses kundërshtarin e krahut të tij, Nasri, ndërkohë që Riberi u përball tërë kohës me Glen Xhohnsonin. Nga ana tjetër, Kabaje dhe Diarra ishin më energjikë, të freskët dhe të palodhshëm se Skot Parker apo Stiven Xherrard.
Pra, francezët ishin të favorizuar si në aspektin fizik, ashtu edhe teknik. Pikëpyetja më e madhe e “gjelave” ishte mbi Benzemanë, i cili nuk arriti të sfidojë lojtarë shtatlartë dhe të fuqishëm si Terri dhe Leskot.Franca kishte plot 21 ndeshje radhazi që nuk njihte humbje, e ruajti këtë record edhe kësaj here në hapësen e “Euro 2012” për të.
Ky rekord tregon efikasitetin e skemës që praktikon tekniku i Francës. Anglia vuajti një mungesë të rëndësishme si ajo e Uejn Runit, ndërsa rolin e sulmuesit trajneri Hodgson nuk ia kishte besuar Kerrolit. Reparti sulmues anglez u shfaq problematik, si në të shkuarën e afërt, edhe për shkak se nuk pati një ndërlidhës ideal mes repartit ofensiv dhe mesfushës. Anglezët e bazuan lojën e tyre te krosimet e gjata, apo te goditjet nga distanca. Jo shumë kualitet dhe po aq paqartësi në lojën e Anglisë, e cila gjithsesi kishte rastin që të “shpluhuroste” të gjithë armatimet e saj në ndeshjen e parë të këtij Evropiani. Barazimi 1-1 kënaqi më shumë ishullorët se francezët, sepse nuk bënë më shumë në fushën e lojës për të marrë më tepër.
Pjesa e parë Nisur nga elementët që kanë në fushë të dyja skuadrat, duke qartë se francezët janë më ofensivë dhe të orientuar drejt portës kundërshtare, proces të cilin e bëjnë me pjesëmarrjen e 3-4 lojtarëve. Në këtë drejtim tenton trajneri Laurent Blank ta gjejë golin, sepse e di mirë se duhen shfrytëzuar në maksimum lojtarë të tillë të spikatur si Benzema, i njohur për konkludimin e rasteve, por edhe të Riberisë e Nasrisë, që e furnizojnë lojtarin e Realit me pasime vertikale e krosime nga këndoret. Nuk mungojnë nga këta të dy as inkursionet vetjake nga krahët për në qendër, prej nga godasin rreptë dhe impenjojnë seriozisht portierin anglez Hart.
Nga ana e vet, kombëtarja e “Tre Luanëve” has në vështirësi në daljen nga gjysmëfusha e vet, nuk ka një lojtar që merr përsipër organizimin dhe ndërtimin e lojës së anglezëve, ndërkohë që mbeten të ngjeshur me detyra mbrojtëse. Eshli Kol ka shumë punë në të majtë me mbulimin e kundërshtarit, Samir Nasri, i cili spikat më së shumti te francezët. Inkursionet e tij nga krahu, por edhe goditjet nga të gjitha pozicionet, bëhen shqetësim i madh për skuadrën e Roi Hodgson, ndërsa në dy raste gabon edhe portieri Hart, me daljet në këndore, por duke mos e zotëruar topin. Megjithatë, fatmirësisht nuk gjenden në pozicionet e duhura lojtarët francezë për të konkluduar. Tek anglezët mundohet të bëjë dicka Camberlein, që është shumë i shpejtë, infiltrues dhe krijon panik në mbrojtjen kundërshtare.
Megjithatë, është Milner, ai që ka një rast të mirë për të shënuar në portën e Hugo Loris, teksa gjendet përballë tij, duke iu vjedhur mbrojtjes franceze, e shmang edhe atë, por gabon në momentin final. Duhej të vinte minuta e 30-të, që një goditje e fituar nga Milner të ekzekutohej nga kapiteni Zherard, nga e djathjta e sulmit anglez. Krosim i kapitenit të “Tre Luanëve” në zonën franceze, ku angazhohen në dyluftim ajror disa futbollistë, por mes tyre është më i sakti Leskot, i ardhur nga mbrojtja angleze në sulm, që fut kokën dhe e dërgon topin në rrjetën e Loris. Me këtë të fundit të mposhtur, por edhe mbrojtjen franceze të dorëzuar në këtë moment, Anglia e shikon veten në epërsi, në një kohë që rastet i kishte krijuar jo të pakta Anglia. Franca reagon menjëherë, nuk dekurajohet aspak, por vetëm sa shton ritmin dhe e detyron kundërshtarin t’i përvishet një pune të madhe në mbrojtje.
Benzema, Nasri, Riberi etj e kthejnë në “tabelë qitjeje” portën e Hart, i cili eviton një gol të sigurtë pas goditjes së fortë me kokë të Diarrasë, por nuk do të mundej ta bënte këtë në minutën e 39-të, kur Nasri, më i miri në fushë në pjesën e parë, lëshon një gjuajtje të fortë tokazi, e cila përfundon në kahun e djathtë të portës angleze. Aty ku zgjatet e zgjatet Hart, e prek pak topin, por s’e eviton dot nga përfundimi në rrjetën e vet. Rikthehet ekuilibri në rezultat, cka përmyll edhe 45 minutat e para, që në përgjithësi patën Francën më kërkuese e më kontrolluese të fushës e të topit, por krijoi mundësitë e veta edhe Anglia, e cila u duk qartë se vuan mungesën e një sulmuesi të spikatur, edhe për shkak se Uejn Runi e ndjek ndeshjen nga tribuna, i pezulluar për dy ndeshjet e para të këtyre finaleve.
Pjesa e dytë Nuk ndryshon shumë nga e para, sepse “gjelat” janë sërish më kërkues e të vendosur për të shënuar golin e fitores, ndërsa anglezët mezi mbahen, të kthyer në gjysmëfushën e tyre me forca të shumta. Repartet e ishullorëve janë krejtësisht të shkëputur nga njëri-tjetri, mesfusha nuk arrin të bëjë si duhet as filtrin e aksioneve kundërshtare, por as ndërtimin e manovrës ofensive të tyre.
Diarra është një postbllok i vërtetë për anglezët, teksa thyen cdo iniciativë të tyre drejt gjysmëfushës së Francës, ndërkohë që Zherard dhe të tijtë shpenzojnë shumë energji për të mbrojtur barazimin. Pak mendojnë për sulimin të besuarit e Hodgson, kjo e imponuar edhe nga presingui i lartë i francezëve, që gjenden në rrethim në prapavijën e tyre, në pozita gati asfiksuese. Megjithatë, gardhi i ngritur para portierit Hart arrin të bëhet një pnegesë e pakëpërcyeshme për depërtimet e Benzemasë, Riberisë dhe Nasrisë, që me kalimin e minutave janë të detyruar të godasin edhe nga distance, si një rrugëdalje drejt rrjetës angleze.
Këta të fundit e dorëzojnë menjëherë topin, sepse nuk kanë qartësi taktike dhe freski fizike, ndaj Hodgson bën ndërrimet e lejuara në formacionin e vet, por edhe kjo nuk ndryshon ndonjë gjë në lojën e ishullorëve. Francezët bëjnë gjithcka për të gjetur rrugën e fitores, përdorin të gjitha kartat, porn ë fund vërshëllima e Rizolit, kryesorit italian të kësaj ndeshjeje, “vulos” barazimin 1-1, që u regjistrua brenda 9 minutave në pjesën e parë. Në këtë mënyrë, Anglia dhe Franca ndajnë nga një pikë, si dy favoritet e Grupit D, cka nuk jep ndonjë garanci për cerekfinalet. Megjithatë, mbetet të shihet si do dalin mes tyre Ukraina dhe Suedia, për të folur më qartë mbi situatën e këtij grupi pas ndeshjeve të para.
TË VEÇANTAT E SFIDËS
• Franca e ka fituar dy herë titullin kampion Evrope: ka triumfuar në vitin 1984 dhe e ka përsëritur këtë sukses në Belgjikë e Holandë në 2000-shin.
• Vetëm 5 lojtarë kanë luajtur në Ligën e Kampioneve dhe finalen e Evropianit në të njëjtin sezon. Franca mund t’i shtojë edhe dy emra të tjerë këtij grupi, me mesfushorin anësor të Bajern Mynihut, Frenk Riberi, dhe mesfushorin e Çelsit, Florent Maluda.
• Franca është ekipi që ka humbjen më të thellë në një Evropian, me rezultatin 5-4 me Jugosllavinë.
• Mesfushori legjendar dhe aktualisht presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, mban rekordin për tregolëshin më të shpejtë të shënuar në një kampionat evropian. Brenda 18 minutave, ai shënoi tri herë kur ‘gjelat’ mundën Jugosllavinë 3-2 në 1984.
• Anglia ka arritur që ta kalojë fazën e grupeve vetëm tri herë gjatë historisë së saj në Evropian. Ajo ka luajtur në gjysmëfinalet e 1964 dhe 1996 dhe çerekfinale në 2004.
• Anglia u mund në takimin e fundit që pati ndaj Francës në një kampionat evropian. Në sfidën hapëse të turneut të 2004, në Portugali, Zinedin Zidan shënoi dy gola në fund të sfidës, me goditje të lirë e penallti, duke u dhënë “Les Blues” fitoren.
• Anglia dhe Franca janë përballur 28 herë mes tyre: anglezët kanë fituar 16 ndeshje, humbur 8, ndërsa 4 kanë përfunduar barazim.
Ukraina ka bërë suprprizën, duke mundur si vend mikpritës i “Euro 2012” Suedinë, me rezultatin 2-1. Një ndeshje që ka pasur për “kryefjalë” Andri Shevcenkon, i cili i është kundërpërgjigjur golit të Ibrahimovicit, realizuar në minutën e 52-të, me një dopietë të tij. Ish-sulmuesi i Milanit, fitues i “Topit të Artë”, edhe pse në një moshë tashmë prej veterani, ka dëshmuar se nuk e ka humbur nuhatjen para portës kundërshtare.
Madje, me mënyrën se si i ka shënuar dy golat ndaj Suedisë, me kokë, duke iu vjedhur mbrojtjes kundërshtare, Shevcenko e ka merituar atë duatroktitje të gjatë të tifozërisë ukrainase, në momentin kur është zëvendësuar. Ka qenë pikërisht kapiteni ukrainas, numri 7 i mikpritësve të turneut të kësaj vere, ai që ka përmbysur avantazhin e përkohshëm të suedezëve, duke i dhënjë Ukrainës së tij 3 pikët e para në këto finale, të cilat e pozicionojnë skuadrën e Oleg Bllohin të parën në grupin D.
Një ndeshje e karakterizuar me luftë të fortë sportive, me dyluftime të ashpra, sidomos në mesfushë, por që është zgjidhur falë kualiteteve që dy skuadrat i kanë në radhët e veta. Nëse për Suedinë ka arritur të shënojë kapiteni Ibrahimovic, sikurse thamë edhe më lart, ka reaguar me një dopietë të bukur Shevcenko, duke u dhënë të tijve suksesin në ndeshjen e parë të finaleve të “Euro 2012”. Një sukses i pamenduar edhe nga vetë ukrainasit, në fakt, të cilët në letër ishin favorit vetëm nisur nga fakti se luanin në fushën e tyre. Vetë trajneri Oleg Bllohin e kishte pranuar se Ukraina kishte shumë probleme para ndeshjes kundër Suedisë, por në fakt në fushën e lojës u shfaq solide dhe kompakte.
Pavarësisht vështirësive, vendësit treguan se kanë lojtarë me eksperiencë dhe të përgatitur fizikisht. Suedezët treguan se vuajnë ndaj ekipeve që mbrohen me të gjitha forcat dhe e vetmja shpresë u mbetej te këmbët e Zlatanit. Sulmuesi i Milanit shënoi një gol, por nuk mundi të evitonte dopietën e Shencenkos, për të cilën ka përgjegjësi mbrojtja.