Angli-Ukraine shpallin luften, Franca mendon fitoren
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas mungesës në dy ndeshjet e para të Europianit, Anglisë i rikthehet në formacion Runi, ylli i Mançester Junajtid, të cilit Roi Hoxhson duhet t’i bëjë një vend në 11-she kundër Ukrainës, duke lënë në stol me dhimbje një nga sulmuesit e tij, Uelbek ose Kerroll.
Anglisë i mjafton barazimi me organizatorët e turneut, për të siguruar një vend në çerekfinale, mirëpo Runi synon shumë më larg. “Jemi një skuadër e aftë për ta fituar Europianin. E di që njerëzit nuk na konsiderojnë favoritë, por unë besoj se i kemi futbollistët për t’ia dalë mbanë. Vendi ynë ka nevojë për një trofe madhor siç është Europiani. Kemi një skuadër më të organizuar, pasi luajmë prej një kohe të gjatë bashkë, dhe shumë dëshirë për të fituar. Nuk ka arsye që na pengon që t’i shkojmë deri në fund Europianit”.
Nëse Anglia nuk kualifikohet si e para e Grupit, me shumë mundësi do t’i duhet të përballet në çerekfinale me Spanjën, por për Runin kjo ka pak rëndësi, sepse herët a vonë gjithmonë duhet të mposhtësh skuadrat më të forta. “Nuk mund ta fitosh Europianin pa u përballur me skuadrat më të mira. Spanjën herët a vonë, në çerekfinale, gjysmëfinale apo finale, duhet ta mundim nëse dëshirojmë të ngremë lart trofeun.
Thjesht duhet të jemi të përgatitur për t’u përballur me ta”. Në anën tjetër, Ukraina është në ankth për aktivizimin ose jo të Shevçenkos, i cili ende është në diskutim. Ndërkohë që trajneri Oleg Blokhin i ka shpallur luftë Anglisë, duke theksuar se ky është një shans për të jetuar ëndrrën. Përballë Suedisë së eliminuar, Franca nuk ka ndërmend ta nënvlerësojë. Trajneri Blank ka theksuar se dëshiron “tri pikët dhe nuk mendon aspak për Spanjën”.