Ançeloti do Pepen dhe Murijon për mbrojtjen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Karlo Ançeloti po e vëzhgon Bajernin e Mynihut në imtësi.
Ai dëshiron të ketë një ide të qartë se çfarë ndërhyrjesh nevojiten të kryen në merkaton e verës dhe ka cilësuar si parësore afrimin e një mbrojtë- si qendre.
Media gjermane bën me dije se klubi është gati të hyjë në tratativa për dy futbollistë. Pepe - Lojtari i Realit të Madridit është 33 vjeç dhe në pamje të parë duket si një afrim pa perspektivë. Por, Ançeloti e njeh mjaft mirë portugezin dhe beson se ai do t'i jepte qendrës së prapavijës garancinë që i mungon. Pep do përdorej si elementi i duhur për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme, duke qenë se Mehdi Benatia është drejt largimit në fund të edicionit, për shkak të paraqitjeve jo të mirë.
Për të bindur merengesit që të shesin futbollistin nuk ka për të qenë e vështirë, pasi Zidan e programon si zëvendësues sezonin tjetër, për t'i dhënë më tepër hapësira Rafael Varan.
Murijo
Mbrojtësi i Interit është në krye të listës së bavarezëve. Për të janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro. Gjithsesi, duket se do vuajnë një rivalitet shumë të fortë. Zhoze Murinjo e kërkon gjithashtu te Mançester Junajtid, kur të emërohet në verën e këtij viti. Madje, "djajtë e kuq" kanë një ofertë prej 35 milionësh, e cila do jetë edhe parë- sorja për drejtuesit e klubit zikaltër. Gjithsesi, Bajerni nuk dorëzohet lehtësisht në realizimin e objektive të merkatos dhe nuk përjashtohet mundësia që në marrëveshje të përfshihet edhe ndonjë futbollist.