e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Albert Xhani: Ja pse nuk isha në festën e Partizanit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Albert Xhani: Ja pse nuk isha në festën e Partizanit

Prej kohësh është tërhequr nga jeta publike dhe ajo e futbollit. I mënjanuar për të shmangur çdolloj përballje me të kaluarën, Albert Xhani shfaqet rrallë në media. Ishpresidenti i Partizanit nuk ka qenë i pranishëm dje në festën e organizuar nga klubi për 70-vjetorin e krijimit të tij.xhaniMenjëherë kanë nisur aludimet se ai nuk ka një raport edhe aq të afërt me drejtuesit aktualë, apo se diku i ka ngelur qejfi, por gjithsesi Xhani sqaron se nuk është asnjë nga këto. Të paktën zyrtarisht. "Jam jashtë Shqipërisë për punë të miat. Ky është motivi pse nuk isha në festën e 70- vjetorit", shpjegon ai për "Panorama Sport".

Më pas, asnjë mesazh urimi dhe asnjë koment. Kjo është mënyra që ka zgjedhur një prej presidentëve më mediatikë që ka pasur ndonjëherë Kategoria Superiore. Dëshira Në ambientin që u krijua dje në Pallatin e Kongreseve shumë tifozë të Partizanit anembanë vendit do të donin të ishin të pranishëm.

Po Xhani a do të kishte qenë aty nëse do të ndodhej në Tiranë? Kësaj pyetje i është përgjigjur shumë më shkurt se të parës. "Po, do të isha", ka qenë përgjigja e tij. Shumë tifozë i kujtojnë ende periudhën e fundit dhe më të errëtën në krye të klubit të kuq, kur Partizani u degdis në kategoritë inferiore, por ka nga ata që gjykojnë me gjakftohtësi dhe nuk ia harrojnë sakrificat financiare dhe shpenzimet marramendëse për skuadrën gjatë shumë viteve. Ndoshta me një menaxhim më të mirë mund të kishte qenë më jetëgjatë dhe më fitues, por kjo nuk ia heq meritat dhe kontributin që ka në klub.