Alaba: Na bënë shumë presion, ja pse nuk shkëlqyem
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mbrojtësi i Bajernit, David Alaba, ka shpjeguar arsyet pse Austria nuk arriti të shkëlqente për 90 minuta. Sipas tij, diçka e tillë ndodhi për faktin se Shqipëria shtoi shumë presionin.
"Mendoj se në pjesën e parë bëmë një ndeshje shumë pozitive. Shënuam dy gola dhe po luanim mirë, por në pjesën e dytë nuk dolëm me të njëjtën grintë.
Ne u befasuam nga presingu i lartë i Shqipërisë, që na vuri në vështirësi. Ne donim ta fitonim këtë ndeshje dhe ia dolëm për mrekulli, edhe kundër një skuadre shumë të fortë si Shqipëria. Punuam shumë gjatë kësaj jave dhe tani është koha të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme", përfundoi David Alaba.