e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Aksidentohet sulmuesi kosovar Azemi, jashte rrezikut per jeten

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Aksidentohet sulmuesi kosovar Azemi, jashte rrezikut per jeten

Një aksident i rëndë me makinë mëngjesin e sotëm, për pak i mori jetën futbollistit kosovar Ilir Azemi. Sulmuesi i skuadrës gjermane Greuther Furthit, kosovari Ilir Azemi pësoi një aksident të rëndë automobilistik në Nyrnberg të Gjermanisë. Azemi ishte me një veturë të tipit Audi, kur u përplas me një fugon në rrugët e Nurnbergut. Pas një ndërhyrje emergjente për ta nxjerrë atë nga mjeti, Azemi u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Por mediet gjermane kanë raportuar lajme të mira mbi shëndetin e futbollistit kosovar, Ilir Azemit. Presidenti i klubit të tij, Greuther Furth, Helmut Hack, ka thënë se sulmuesi është duke u trajtuar dhe nuk është aspak në rrezik: “Para një ore më kanë informuar se Iliri nuk është në rrezik. Ai është duke u trajtuar në qendrën për kujdes intensiv. Brenda natës pritet stabilizimi i gjendjes së tij”.