Aksidentohet Azemi, eshte ne gjendje te rende
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmuesi i Greuther Furthit dhe Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Azemi, ka pësuar një aksident të rëndë në mëngjesin e ditës së sotme. Ilir u përplas në një nga rrugët e Nurnbergut me një furgon, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Ai mbeti për një kohë i ngujuar në makinën e tij tip Audi dhe u deshtë intervenimi i njësive emergjente për ta nxjerr, njofton Bild. Ilir tani është në kujdesin intensive dhe gjendja e tij është e rëndë.