e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Reus fut ne 'sherr' Bayernin me Dortmund, Liverpul e Manchester, gati per te perfituar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Reus fut ne 'sherr' Bayernin me Dortmund, Liverpul e Manchester, gati per te perfituar

Mesfushori gjerman, Marcos Reus, 25 vjeç, është kthyer në një “mollë sherri” mes Bayern Muncih dhe Borussia Dortmund, ndërsa dy skuadrat angleze të Manchester United dhe Liverpul janë gati për të përfituar. Gjithçka, sipas “Gazzeta dello Sport” ka nisur si rrjedhojë e një deklarate të presidentit të skuadrës kampione të Gjermanisë. “Kam dëgjuar që Marco ka një klauzolë, e cila lejon prishjen e kontratës së lojtarit me Dortmund për vlerën 25 milionë euro”, – tha Karl-Heinze Rumenigue, duke irrituar kështu drejtuesit e Dortmund-it, të cilët pretendojnë ta shesin lojtarin minimalisht 35  milionë euro. Presidenti i Dortmundit ka ngritur menjëherë zërin lidhur me këtë situatë, pasi siç dihet, Bayern ka siguruar dy lojtarë mjaft të rëndësishëm nga Dortmundi në këtë formë, Gotzen dhe Lewandovskin. “Presidenti i Bayernit të flasë për gjëra që i takojnë skuadrës së tij. Ajo për çka është shprehur ai është diçka që ka lidhje me Dortmundin dhe marrëdhënien e skuadrës sonë me lojtarët tanë. Një herë në tri ditë kur hap gazetat apo mediat vizive dëgjoj fjalë që kanë të bëjnë me një transferim të Reus te Bayern. Jo, nuk është e drejtë të bëhen presione të tilla”, – është shprehur Hans- Joachim Watzke. Ndërsa më ashpër është shprehur drejtori teknik i verdhezinjve, Michael Sorc. “Rummenigge thjesht duhet ta mbajë gojën mbyllur”, – ka theksuar ai. Gjithsesi, ajo që dihet dhe është zyrtare është fakti se Reus ka refuzuar të rinovojë kontratën me Dortmundin, duke i hapur shteg një transferimi të mundshëm dhe nuk do të ishte surprizë që pas dyshes Lewandovski dhe Gotzes, edhe Reus të ndjekë të njëjtën rrugë.

Por, si çdo “telenovelë” e respektueshme e merkatos së verës ka dhe një palë të tretë, më mirë të themi dy aktorë të tjerë mjaft të rëndësishëm. Manchester United dhe Liverpul asnjëherë nuk e kanë mohuar dëshirën për ta pasur mesfushorin gjerman pjesë të organikës së tyre. Për këtë, “Daily Mail” thotë se mes dy sherrxhinjve mund të përfitojë një i tretë. Kështu, sipas prestigjiozes angleze, “Djajtë e kuq”, skuadra e Brendan Rogers mund të nisin një ankand për të blerë kartonin e lojtarit dhe baza e këtij ankandi pritet të jetë rreth 20 milionë paund (25 milionë euro) edhe pse skuadra gjermane kërkon të paktën 30 milionë paund (35 milionë euro) për lojtarin, por sipas “Daily Mail”, drejtuesit e Dortmundit mund të kënaqen edhe më pak, me qëllim që lojtari mos të veshë fanellën e rivalëve të tyre Bayern Munich, me të cilën Dortmund mund të themi ka mbyllur të gjitha marrëdhëniet, duke parë dhe dy shtegtimet e mëparshme që kanë lënduar jo pak nënkampionët e Gjermanisë. “Daily Mail” në shkrimin e saj nuk përjashton që edhe Real Madrid të futet në garë, por galaktikët nuk duken shumë të dhënë pas Reus, pasi ata janë duke ushtruar mjaft presion për të siguruar sulmuesin Falcao nga Monako.