e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Aksidenti, Shumaher fillon proceduren e zgjimit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Aksidenti, Shumaher fillon proceduren e zgjimit

Qetësuesit për Mikael Shumaher (Michael Schumacher) po reduktohen në mënyrë që të fillojë procesi i zgjimit për të, njoftoi menaxheri i tij. Legjenda e Formula 1 ra në koma pas një aksidenti duke bërë ski. Zgjimi i tij pritet të zgjasë shumë.

Ai pësoi dëmtime të rënda në tru pas aksidentit në alpet franceze më 29 dhjetor. Ai u vendos në koma të krijuar nga mjekët pasi operacionet hoqën copat e ngrira të gjakut nga truri i tij. Kushtet e tij kanë mbetur stabël që pas operacioneve. Familja e Shumaherit i është lutur medias për respektimin e privatësisë për të dhe mjekët e tij ndërsa kanë shprehur “vlerësim të sinqertë për simpatinë e botës” për pilotin legjendar të makinave të shpejta.