Akademia i dha Interit 162 mln euro në 10 vite
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Interi ka zbuluar "arin" kroat dhe nuk resht së bekuari vendimin që mori Bashkimi Europian që pranoi në 2013 në gjirin e vet vendin në fjalë.
Kthesa e madhe politike që bëri shteti kufitar (lojtarët kroatë konsiderohen tani si komunitarë) i lejoi Interit që të kishte përfitime të mëdha në merkato dhe në... bilanc. Largimi i Kovaçiçit verën e kaluar i dha mundësi Tohirit që të blinte dy lojtarë të tjerë premtues (Perisiç dhe Brozoviç).
Hulumtimi në lindje
Rendimenti i lartë i treguar nga kroatët në vitet e fundit ka shtyrë Tohirin që të kalojë në sitë tregun kroat të futbollistëve. Jo më kot në axhendën e Auzilios janë shënuar emra si të Vrsajlkos, Koriçit, Rogut, Vlasiçit dhe Pjacës.
Miniera e vërtetë
Edhe pse zhgënjimi nga eliminimi në turneun e Viarexhos mbetet ende i madh, Interi duhet të ngushëllohet me rezultatet që ka marrë në dhjetë vitet e fundit në rang ekipesh zinxhirë. Gjatë këtij harku kohor, zikaltrit kanë fituar gjithçka që mund të fitohej prej të gjitha skuadrave të moshave (U- 15-U-21).
Shifra e çmendur
Në dhjetë vitet e fundit, Interi ka fituar plot 162.15 milionë euro nga shitja e lojtarëve që ka rritur në ekipet e veta të të rinjve. Sipas një studimi të bërë nga "Corriere dello Sport", zikaltrit thuhet se kanë përfituar këtë shumë nga largimi i 39 lojtarëve .
Gabimi
Historia tregon se jo gjithmonë kjo politikë e ndjekur me të rinjtë ka qenë frytdhënëse. Duke parë rendimentin që kanë treguar me kalimin e viteve, vendime si ato që i kanë zhveshur ngjyrat zikaltër lojtarëve si Bonuçi, Dankan dhe Banasi rezultojnë të gabuara.
Për të zëvendësuar lojtarë si Kordoba, Samuel dhe Lusio Interit i janë dashur që të presë shumë kohë dhe të kërkojë shumë larg Italisë... edhe pse "zgjidhjen" (Bonuçi) e kishte në shtëpi...
Përgatiti: ALTIN VORPSI