21 vjet pa fituar. Gjermania hakmerret ndaj Italise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjermania ka arritur të hakmerret në mënyrën e duhur ndaj Italisë me të cilën nuk fitonte prej 21 vitesh. “Pancerat” fituan 4-1 në një ndeshje miqësore të luajtur në “Allianz Arena”. I pari që shënoi ishte Toni Kroos në minutën e 24të ndërsa rezultati u dyfishua nga Mario Gotze në minutën e fundit të pjesës së parë.
Jonas Hector realizoi për 3 me 0, ndërsa Mesut Ozil në të 75ën firmosi “pokerin” e Gjermanisë. Goli i vetëm i “axurrëve” u shënua nga Stephan El Shaaraëy, 7 minuta para fundit. Një fitore mjaft e rëndësishme për gjermanët që bëjnë “autokritikë” pas humbjes turpëruese 23 ndaj Anglisë 4 ditë më parë.