e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ajeti përgëzohet nga tekniku, më i miri i reparti

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ajeti përgëzohet nga tekniku, më i miri i reparti

Arlind Ajeti ishte "fituesi" i vetëm i ekipit të Frozinones. Mbrojtësi shqiptar i ekipit çoçar spikati edhe pse formacioni ku militon doli pa pikë.ajeti-arlind1 "Mundi që të markonte mjaft mirë një sulmues si Ikardi. Dha maksimumin në një garë ku vuajtën të gjithë kolegët e repartit", ishte komenti për shqiptarin në portalin "Eurosport" (e vlerësoi me notën 5.5).

Në fund të garës vetë trajneri i Frozinones, Stelone, pranoi se mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi ishte i vetmi që i mbajti krye një sulmuesi të rrezikshëm si Ikardi.