Markuinjos, Barça ka akord, PSG-ja e bllokon
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Prej kohësh është përfolur se mbrojtësi brazilian i PSGsë, Markuinjos, do të largohet nga ekipi i tij dhe katalanasit janë skuadra e parë që mund të përfitojnë nga ky fakt.
Ditën e djeshme u publikua lajmi se Barcelona ka arritur akordin me lojtarin, por menjëherë u publikua një tjetër lajm që mohoi diçka. Drejtuesit e PSG-së kanë mbetur të befasuar nga ky lajm dhe e kanë bllokuar menjëherë shitjen e futbollistit, duke dashur të përfitojnë nga oferta e katalanasve.