Agjenti i sulmuesit komenton grabitjen me armë: Fat që skishte fëmijët me vete
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas lajmit të publikuar fillimisht në mediat italiane se sulmuesi i Napolit u grabit me armë në kokë në automjetin e tij bashkë me bashkëshorten, nga dy persona ende të paidentifikuar që lëviznin mbi një motor, ka reaguar edhe agjenti i Insinjes, Antonio Otaiano.
Në një prononcim për radion "Kiss Kiss", ai ka pranuar vërtetësinë e ngjarjes duke u shprehur se për fat të mirë, sulmuesi i Napolit nuk kishte edhe fëmijët në automjetin tip "BMë".
"Me të në makinë ishte edhe gruaja e tij, për për fat të mirë nuk ishin fëmijët. Lorenco ka denoncuar ngjarjen pranë Policisë. Ishte një eksperiencë e keq",-ka thënë ai.
Agjenti i lojtarit ka shtuar se me ndihmën e futbollit dhe të miqve të tij të skuadrës, sulmuesi do ta kalojë edhe këtë ngjarje.
Aktualisht, skuadra e Napolit ka shkuar në Firence për takimin e së hënës mbrëma ndaj Fiorentinës. Bashkë me lojtarët e tjerë Napolit, ishte edhe Insinje.