E grabitën me armë në sy të gruas, ja si duket Insinje para ndeshjes (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skuadra e Napolit është nisur me tren drejt qytetit të Firences ku do të ndeshet me Fiorentinën të hënën në ndeshjen e vlefshme për Javën e 27 të Serisë A.
Mediat e vendit fqinj shkruanë se mes të grumbulluarve të Sarrit është edhe Insigne, i cili një natë më parë u grabit me armë në kokë në automjetin e tij tip "BMW", në prezencë edhe të bashkëshortes dhe të miqve të tij.
Mes futbollistëve të Napolit shihet edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj. Ky i fundit pritet të jetë titullar në ndeshjen e vështirë të bluve në transfertë, referuar edhe paraqitjeve pozitive që ai ka bërë me skuadrën italiane.
Sipas shtypit italian, Hysaj është ndër lojtarët më në formë të skuadrës dhe shpesh herë ai është vlerësuar me notat maksimale pas përfundimit të takimeve.

