Ademir dhe Xhejms, përballë së shkuarës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Skënderbeut, që do të luhet sot në orën 16:00, do të jetë shumë e veçantë për dy lojtarë.
Sulmuesi Xhejms Adeniji, i cili aktualisht është pjesë e korçarëve, është një nga lojtarët që do të mbahet mend gjatë në Laç për suksesin dhe golat e shënuar me fanellën e kurbinasve.
Këta të fundit shpresojnë që futbollisti të mos jetë në një formë të mirë në këtë ndeshje, edhe pse skuadra arriti në këtë fazë të Kupës me golat e tij.
Ndërkohë braziliani Ademir, i cili u transferua në janar nga kampionët te kurbinasit, po kalon një formë mjaft të mirë te Laçi në sfidën e sotme pritet shumë nga ai. Megjithatë do të mbetet për t'u parë loja e Xhejms dhe Ademir ndaj ish-ekipeve të tyre.